fbpx

Ditëlindja kthehet në tragjedi, shuhet gjithë familja nga zjarri në anijen në Kaliforni

california.jpg

Pesë anëtarët e një familje në Kaliforni që po festonin një ditëlindje janë në mesin e 34 personave të vdekur nga zjarri në anijen që u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

Të afërmit thanë që Michael Quitasol, vajzat e tij Evan, Nicole dhe Angela Quitasol dhe gruaja e tij, Fernisa Sison, ishin në anije duke festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave.

Njëzet e pesë trupa janë nxjerrë nga uji deri më tani dhe autoritetet po punojnë për identifikimin e tyre.

Zjarri në anije ra të hënën ndërsa pasagjerët po flinin poshtë kuvertës.

Kërkimi për të mbijetuarit u ndalua ditën e djeshme. Nga 39 personat në bord, vetëm pesë – të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit – mbijetuan duke u hedhur në det. Një anëtar i gjashtë i ekuipazhit gjithashtu mendohet të ketë humbur jetën.

Shkaku i zjarrit është i panjohur por një hetim po zhvillohet.

Deri më tani janë gjetur 33 trupa, dhe vetëm një nuk është gjetur ende./real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303