fbpx

Divorci i bujshëm, Cardi B tregon arsyen e vërtetë të ndarjes

Reoerja e njohur Cardi B  i dha fund martesës së saj 3-vjeçare me Offset përprara pak javësh.

Cardi u shpreh: “Dua t’ju them shumë faleminderit! Megjithatë, nuk kam nevojë për mbështetje. Jam mirë. Dua të dini që nuk kam derdhur asnjë lot”.

Reperja ka pranuar se nuk ndihet e mërzitur nga ndarja e fundit.

Këtë herë nuk kam qarë. Doni ta dini pse? Sepse divorci im nuk erdhi për shkak të asnjë nga ngjarjeve që kanë ndodhur më parë. Nuk ka lidhje me tradhtinë”, tha Cardi B, përpara se të hidhte poshtë zërat se Offset do të bëhet baba.

Fituesja e çmimit “Grammy” ka zbuluar arsyen pse vendosi që këtë herë ta përfundonte marrëdhënien me Offset.

Thjesht u lodha nga argumentet. U lodha nga mos ballafaqimet në sy. Kur e ndjen që nuk është më njësoj si më parë, përpara se të tradhtohesh, më mirë të jem… e dini çfarë dua të them? Jam e lodhur nga njerëzit”, është shprehur reperja.