23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

“Djali i Fredi Belerit, KANDIDAT për Bashkinë Himarë”

spot_img

“Djali i Belerit do të jetë kandidat për Bashkinë Himarë”

Kështu pohoi sekretari i “Omonias” Marin Suli, i cili ka qenë i ftuar sot në Breaking me Fiori Dardhën në Top News.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme, Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimin, por me një artificë ligjore, do kandidojë djali i tij, Petro.

“Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat.  Himara  është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli. 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat