fbpx

Djali i ish-ministrit deklaratë të befasishme: Do i futem politikës, do gjej një…

ervin.png

Djali i ish-ministrit socialist Luan Hajdaragës, Ervin Hajdaraga ka qenë i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ku ka deklaruar se shumë  shpejt do i futet politikës dhe është i mendimit që në Shqipëri duhet të krijohet një krah politik i mesëm.

Hajdaraga: Zgjodha psikologjinë se ka qenë diçka e shtyrë, edhe diçka që kam dashur vetë. Kur më pyesnin në gjimnaz se çfarë do vazhdoje, gjithmonë thosha psikologjinë. Qejf kisha që im atë kishte mbaruar si psikolog dhe ka qenë një nga psikologët e parë në Shqipëri.

Moderatori: Po politikanë do bëhesh?

Hajdaraga: Shpresoj.

Moderatori: Në çfarë krahu?

Hajdaraga: Krahu i mesëm.

Moderatori: S’ka krah të mesëm në Shqipëri. Jemi popull shumë ekstremist, o majtas o djathtas.

Hajdaraga: Do mundohemi pak sepse këto punët e krahëve na kanë bërë që të konsiderojmë edhe këtë faktorin e Covidit si konspiracion, o një kah o tjetri se një vijë të mesme nuk ka. Kështu që do të gjejmë një vijë të mesme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303