“Djali ishte në spital”. Grabitja e supermarketit, flet pronari: Na vodhën 700 mijë lekë të vjetra, jemi të tronditur…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-8.jpg

Një supermarket u grabit së fundmi në Peqin, ku pronari dhe djali i tij janë dhunuar dhe i janë marrë paratë e xhiros ditore.

Të paktën dy  persona që kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov janë përfshirë në grabitjen e parave që dispononte Spahiu në market. Mësohet se xhiroja ditore e grabitur të ketë qenë 600-700 mijë lekë të vjetra. Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.

Ndërkohë pronari Agim Spahiu ka folur për Fax News:

Ishte rreth orës 23 të mbrëmjes kur dy persona të maskuar me armë mësyn në supermarket. Nuk i njohëm. Morën paratë e xhiros ditore rreth 600-700 mijë leke të vjetra që ndodheshin në sirtar. Ndërhyri djali që ndodhej me mua. Në atë moment nga përleshja ra xhami i derës dhe ai u lëndua në dorë. Në atë moment dy personat u larguan menjëherë. Djali ishte në spital. Bëmë denoncimin, por sot jemi të tronditur . Nuk e kemi hapur biznesin sa të marrim veten.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303