fbpx

Vrau gruan me thikë në zemrën, gjendet i mbytur bashkëshorti

vrasja-1.jpg

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit  është  gjetur i mbytur autori i dyshuar  i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur  ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K. rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303