Djali ngre padi kundër prindërve të tij

Një djalë vendosi të denoncojë në polici, prindërit e tij pasi i kishin shkatërruar të koleksionin e tij të pornove.

I identifikuar si “Charlie”, djali nga Michigani ishte divorcuar dhe ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të tij në Michigan. Por bashkëjetesa nuk kishte zgjatur më shumë se 10 muaj dhe ai ishte larguar për në Indiana. Muaj më vonë prindërit i kishin dërguar me makinë të gjithë sendet personale të tij me përjashtim të koleksionit të revistave dhe filmave porno, më shumë se 12 kuti të mëdha.

Prindërit i kishin thënë se ia kishin shkatërruar të gjithë koleksionin. I inatosur  kishte shkuar në komisariatin e policisë ku kishte ngritur një padi ku informonte se koleksioni kushtonte mbi 28 milionë dollarë.

Zyra e prokurorisë kishte kundërshtuar ngritjen e padisë po Charli vijon të akuzojë prindërit për dëmtimin e një pasurie prej 86 milionë dollarësh.

Policia kishte kontaktuar me prindërit përmes e-mailit dhe këta të fundit kishin treguar se kishin qenë 12 kuti plot me materiale porno  dhe u ishte dashur goxha kohë për ti shkatërruar.

Në një e-mail dërguar babait të tij, djali shkruante:

“Nëse kishe problem të mbaje gjërat e mia atëherë më mirë të kishe thënë që në fillim dhe jo të hakmerreshe”

“Beso ose jo, një prej arsyeve përse unë shkatërrova materialet porno ishte për të mirën e shëndetit tënd mendor dhe emocional. Do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse do të kisha gjetur 1 kg kokainë. Shpresoj që një ditë të më kuptosh”-i është përgjigjur babai./real-news.tv/