Djalin ia qëlluan me thikë në zemër dhe vdiq, babai jep detajet e forta: Sherri nisi për një vajzë, ja si nisi përleshja

Screenshot_23-8.png

Një sherr mes adoleshentësh solli vrasjen e 15-vjeçarit, Lirim Boduri. Babai i të miturit të ndjerë ka rrëfyer disa detaje për emisionin “Shqipëria Live”.

Ai ka thënë se disa djem bashkëpunues me vrasësin e kanë pritur djalin e  tij pas shkolle. Sipas babait, sherri ka nisur për një vajzë.

Ka qenë për një vajzë që Lirimi kishte në klasë. Këta çunat e kanë ngacmuar atë gocën dhe ajo goca ka kërkuar përkrahje nga djali im. Nuk më ka shprehur djali asnjë shqetësim. Djemtë janë të shkollës së tij por jo të klasës, njiheshin.

Sipas babait, Lirimi ka qenë bashkë me një shokë që i ka treguar se Lirimi kishte pistoletë pa fishekë me vete.

Kur ka dalë nga shkolla ka shkuar të merret vesh me çunat. Ka qenë edhe një shok klase me djalit tim, që e shoqëronte. Çuni im nxjerr nga çanta një pistoletë të vërtetë bosh. Nuk e di ku e kishte gjetur. Por mendoj se mund ta kenë paralajmëruar më parë. Nuk e di kush ia ka dhënë armën djalit. Kur përleshet me njërin dhe i ve pistoletën në qafë, Joni i vërsulet direkt me thikë në zemër. Si e pati guximin ta bënte kur ai kishte armë në dorë??! Dua të di kush ia dha atë pistoletë. Kush ia bëri këtë lojë që ti japë një armë pa municion, se po të kishte fishekë ai do të qëllonte kur ta sulmonin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303