fbpx

Dje festoi ditëlindjen/ Ja inicidenti me tortën i ngrin gjakun Sarës

Screenshot-2022-06-20-111035-1.jpg

Mbrëmjen e djeshme Sara Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj mes miqsh dhe familjarësh. Ndonëse në momentin e tortës dhe fryrjes së qirinjve Ledri ka vendosur ti bëjë një rreng.

Ai ka futur vetë tortën teksa në sfond ishte kënga e ditëlindjes dhe ja ka hedhur para këmbëve duke bërë sikur është penguar. Sara fillimisht është habitur edhe pse nuk e ka dhënë shumë veten dhe ka përqafuar reperin mbas të gjithë incidentit.

Por menjëherë pas kësaj situate, ka ardhur kamarieri që ka sjellë tortën tjetër. Ndonëse ky moment ka shkaktuar të qeshura tek të ftuarit duket se Sarës i ngriu gjakun.

Kujtojmë se Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar dhe më të pëlqyerit në showbizin shqiptar. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Sara ndan shpesh momente nga përditshmëria me vajzën e tyre Poem Blu dhe Ledrin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303