fbpx

“Dje kishin 800 raste…”. Mjeku i Covid-2 jep detajet në takimin online me Metën, flet për trajtimin në ambulancë

meta-2-780x405.png

Presidenti i vendit Ilir Meta, po zhvillon një takim online me disa mjek, ku po diskutohet situata nga pandemia. Në fokus të bashkëbisedimeve janë marrja e masave dhe parandalimin i përhapjes së Covid-19.

Në fjalën e tij mjeku i spitalit Covid-2, Arjan Mezini i ka thënë Metës se testimi masiv është mjaft i rëndësishëm.

“Testimi masiv është shumë i rëndësishëm. Duke pasur një numër të qartë afër realitetit ne mund të përgatitemi për rastet që kanë nevojë për trajtim spitalor. Duke ditur numrat përcaktohen edhe kapacitetet. Jam për ata që nëse ne dje kishin 800 raste, ne duhet të testojmë të paktën 8000 veta në ditë. Nuk mund të ketë shfajësim duke thënë se edhe vendet e tjera që kanë shumë testime i ka dalë pandemia jashtë kontrollit. Nuk i ka dalë jashtë kontrollit. Nuk mund të trajtohet pacienti në ambulancë. Është më sasi të limituar oksigjeni”, u shpreh Arjan Mezini.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303