Djegia e mandateve/”A i ka Basha ushtarët e duhur?”

basha-me-aleatet-1.jpg

Analisti Fatos Lubonja komenton vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Lubonja thotë se një gjë e tillë mund t’i dalë për mirë, por edhe për keq opozitës.

Nuk e prisja se opozita vetë dhe opinioni ka qenë i ndarë për lënien e mandateve. Ka qënë një debat i hapur që të bën të mendosh se pas asaj që ndodhi ditën e protestës është marrë ky vendim. Jemi në një situatë që tentoj të mos jap gjykime të prera, se është mjaft kontradiktore. Por një gjë e them me bindje të plotë se këtu kemi një regjim, një dizenj politik të Ramës që s’ka vizion për të ndërtuar hapësira demokratike, por një dizejn autoritarist për të kontrolluar pushtetet dhe për të nxjerrë jashtë loje çdo kundërshtar. Drejtësia është kapur, media po ashtu. Kanë mbetur disa hapësira që ti lejon vetë regjimi. Ideja e fundit që lëshoi Basha është që unë kështu siç jam, jam fasadë prandaj do ta heq fare këtë fasadë. Mund të dalë më mirë kjo? Apo më keq kjo është një pikëpyetje, s’kam një mendi të qartë”,- tha Lubonja i ftuar në News 24.

Megjithatë, analisti sheh dy anët e këtij vendimi, një pozitive dhe një negative. “Ana pozitive për opozitën është fakti se në këtë mënyrë delegjitimohet në kuptimin ndërkombëtar, demaskohet kjo lloj Shqipërie që paraqitej si demokraci. Por ana e keqe është se kjo nënëkupton që ne presim sërish të na shpëtojnë ndërkombëtarët. Sa mund ti kesh në krahë këta ndërkombëtarë, si mbështetës të një stabiliteti. Të marrësh ndërkombëtarët ti bësh gjyqtarë në këtë situatë është pak i vështrë”,- thotë ai.

Në këtë situatë, vijoi Lubonja, populli shqiptar ka zgjedhur të ikë, s’ka kohë të merret me politikë, pasi është i demoralizuar. Ai tha ndër të tjera se për të arritur deri në këtë pikë, kryedemokrati duhet të ketë bërë disa llogari, se kush e mbështet në këtë luftë politike.

Kur të bësh llogarinë e një lufte politike duhet të llogarisësh çfarë ushtarësh ke. Si i ka Basha ushtarët” Po kolonelët, këta deputetët si i ka? Sepse në fund secili ka një familje për të mbajtur, do një rrogë. Mos harrojmë që regjimi gjen mënyra për ti joshur. Prandaj unë do kërkoja më shumë debat lidhur me këtë vendim edhe pse është vendim i marrë tashmë. Mund ta kem unë gabim, por kam qenë më shumë për luftë parlamentare, për demaskime skandalesh. Kam shprehur dyshime se nuk dihet sa deputetë të tillë, ushtarë të tillë të vendosur dhe popull të tillë që rebelohet kemi”,- vijoi ai./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303