fbpx

Djegia e mandateve, Kryemadhi njofton lëvizjen e radhës

monika.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Komitetin Drejtues të partisë së saj, ku ka folur për djegien e mandateve dhe lëvizjes e radhës që Lëvizja Socialiste për Integrim do zhvillojë.

Kryemadhi ka bërë thirrje duke thënë se do ngrihen shtabe për të zhvilluar protesta të shumta kundër qeverisë në të gjithë Shqipërinë.

“Nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e partive në bashki do të jenë të organizuar, do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të ngritur protesta në të gjithë vendin”, tha ajo.

Në lidhje me djegien e mandateve, kryetarja e LSI tha se ato janë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, që besojnë në demokraci dhe institucione.

“Përveçse janë mandate gjaku, janë mandate të atyre qytetarëve që besojnë në demokraci, në institucione. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë mandate të atyre që kanë marrë mandatet e tyre me kërcënime. Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandate do t’i kthehet mbrapsht, do të mbajë përgjegjësi për atë që i ka premtuar bandave”, vijoi më tej Kryemadhi./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303