Djegia e mandateve/Rama flet për veten dhe opozitën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës dhe djegies së mandatave të deputetëve, duke thënë se opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje.

Në një konferencë për mediat, Rama u stërmundua të vlerësojë reformat e qeverisë së tij dhe sulmojë opozitën.

Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrejtjen dhunën urrejtjen duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thelë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalcion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetëtore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithçka tjetër që kërkoi. Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën. Unë nuk jam as i rënë nga qielli as i pagabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem. Më shumë se njëherë ndaj atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për ti mbajtur mend me krenari, por jam stërmunduar dhe për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë.”/real-news.tv/