Djegia e mandateve, reagojnë deputetët e LSI

Pas propozimit të Lulzim Bashës për djegien e mandateve, kanë ardhur edhe dy reagimet e para nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputetët Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Viktor Tushaj kanë thyer heshtjen ndaj propozimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Ky lajm është bërë i ditur nga reagimet e tyre në rrjetin social ‘Facebook’.

Kërpaçi shkruan se ‘ç’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij’.

Ndërkohë, Tushaj ka shkruar: ‘ Ky kuvend i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është më vendi i kuvendimit. Arroganca e mazhorancës kriminale po fundos vendin’./real-news.tv