Djegia e mandateve të opozitës, reagon PS

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, 24 orë pas protestës së 16 shkurtit deklaroi se ishte i gatshëm që të digjeshin mandatet e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, LSI ende nuk ka dhënë një prononcim në lidhje me këtë çështje.

Deputetë të Partisë Socialiste kanë reaguar në lidhje me djegien e mandateve nga opozita.

Ata theksojnë se djegia e mandateve është një vendim që i takon vetëm opozitës.

Sipas tyre, Parlamenti është legjitim dhe pa prezencën e opozitës.

Kjo ka qenë deklarata e disa nga deputetëve të Partisë Socialiste përpara mbledhjes së grupit./real-news.tv