fbpx

“Do bëjmë një ‘beb’ tonin”, zbulohen planet e Dojna Memës me partnerin e saj këngëtar

dojna.jpg

Prezantuesja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë një ndër çiftet më simpatikë.

Së fundmi, Vlashenti ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” dhe ka treguar disa momente nga jeta e tyre private. Ai tha se shumë shpejt kanë ndërmend të sjellin ‘beben’ e tyre duke nënkuptuar hapjen e një biznesi.

“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, jo vetëm fizikisht. Unë jam me fat. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin, por nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ që është më tepër në jetën e biznesit”, tregoi  Vlashenti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303