fbpx

‘Do dëgjoni tmerre të mëdha’, çfarë po paralajmëron Ngjela

spartak-ngjela.jpg

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Gjatë intervistës me Beti Njumën, ai është shprehur se shqiptarët do ‘të dëgjojnë tmerre të mëdha’ nga politikanët, të cilët janë hetuar nga ndërkombëtarët.

“Korrupsioni në nivele të larta do të marrë fund. Me këto ligje që kam parë unë, me kontrollin e gjyqësorit, merr fund. Kanë ikur të gjithë gjyqtarët, a e ke parë. Një përqindje do të mbetet, se nuk janë të gjithë të korruptuar.

Politikanët e korruptuar me këta gjyqtarë të korruptuar nuk mund të dënohen. Politikanët e korruptuar i kanë hetuar të tëra ata, ua kanë gjetur paratë, i dinë ku i kanë, do dëgjoni tmerre të mëdha. I kanë hetuar ndërkombëtarët”, tha Ngjela. /real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303