fbpx

“Do derdhet gjak për…”. Paralajmërimi tronditës i Ilir Metës: Nuk kam dalë këtu për top model

nuk.png

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës live për mediat, ka dalë me tone tejet të forta.

Meta tha se për demokracinë derdhet gjak dhe sipas tij Rama me bandat po mundohen që të terrorizojnë popullin.

“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante.

Është Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni.

Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij, po e bën për të gjithë. Presidenti do i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë, gjakut të derdhur për demokraci, gjak i derdhur nga Hafzi Nela. Bijtë e xhelatëve që s’kanë kërkuar falje akoma, me këlyshët e Ndraghetës, me trafikantët, me horrat. Duan që të terrozizojnë popullin. Përgjigja do të jetë një popull i tërë ndaj horrave”,- tha Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303