fbpx

“Do e drejtosh ti Big Brother?”. Arbana Osmani reagon për herë të parë: Më vjen mirë, me siguri…

Arbana Osmani ka reaguar pas pyetjeve të shumta të ndjekësve nëse do të jetë pjesë e Big Brother këtë vit.

“Po “Big Brother” nuk do jetë më nga ty, na mungon ai format me ty në krye!”- e pyet ndjekësi Arbanën.

“Pyetja e jetës (as si je nuk më është bërë kjo pyetje) Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen.

Por mos më pyesni që tani nëse do të jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë…Ajo që di më siguri është që Top Channel si gjithmonë do bëjë zgjedhje të shkëlqyer!”- përgjigjet Arbana.