“Do e marr për grua…”. Bledi Mane habit me deklaratën dhe zbulon ç’po ndodh me çiftin Ina-Geri…

ata-2.png

Teksa kanë kaluar muaj nga përfundimi i emisionit ‘Përputhen’, Geri i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, deklaroi se impenjimet në punët e tyre, kanë bërë që marrëdhënia me Inën të ftohet, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen. Siç duket fjalët e Gerit kanë gëzuar jo pak një të njohur të Inës, gazetarin Bledi Mane.

I ftuar në rubrikën “Rrethi Katoror”, Mane tha se ka dëgjuar që Ina është ndarë nga Geri, e për këtë arsye si një shenjë “flirtimi” ai i dhuroi një buqetë me lule. Më tej gazetari shtoi me humor se do të dëshironte të martohej me Inën.

“Ina është ndarë nga Geri, unë nuk rrija pa i sjellë një dhuratë. Do e marr për grua”, tha Mane.

scroll to top