fbpx

“Do e shlyesh ti tak, tak”, Rama vë në ‘siklet’ djalin e ri: Ore, a është në terezi ky?

Screenshot_1-14.png

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, kanë qenë sot në Lanabregas, ku i kanë dorëzuar cilësinë e shtëpisë së re një familjeje, të cilët u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm.

Mirëpo, disa nota humori ka pasur sot mes kryeministrit dhe djalit të shtëpisë.

“Çfarë notash ke?” – e pyeti kreu i qeverisë, ndërsa djali iu përgjigj “7-ta, 8-ta”.

Rama i kërkoi që të ulet dhe të “mbledhë” mendjen për të mësuar më shumë. “Ore është në terezi ky? Këto 7-tat, më shqetësojnë. Baba e nona e meritojnë shtëpinë falas, ndërsa t’i çdo tullë duhet ta justifikosh me nota të mira. Kjo është kredia jote që do e shlyesh, tak, tak, tak. Ulu aty dhe mblidhe mendjen mirë se nuk të mungon asgjë tani” tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303