fbpx

Do festonte sot ditëlindjen e 49-të, Mbillet sot një pemë në nder të Mjekut Nini që vdiq nga COVID

nini.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar nga familjarë,miq e kolegë të mjekut Blendi Nini i cili u nda nga jeta si pasojë e COVID e që sot do të festonte ditëlindjen e tij të 49-të, kanë mbjellë një pemë në kodrat e Parkut të Liqenit në nder të tij.

 “Jam shumë i prekur dhe i emocionuar që, së bashku me Vangjelin dhe dy djemtë e tij, me familjarët e mjekut fantastik Bledi Nini, i cili sot do të mbushte 49 vjeç, mbollëm një pemë për të përkujtuar sakrificën e mikut tonë,emrin e tij të mirë,kontributin që dha për shoqërinë tonë, si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë. Bledi vërtet jetoi pak, por ndihmoi pafund njerëz”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se Tirana do t’i nderojë e përkujtojë gjithmonë mjekët që humbën jetën për shkak të virusit.

“Kjo ishte një betejë, e cila u luftua në vijën e parë nga bluzat e bardha, nga ata njerëz që i kemi menduar si prapavijë, por jeta e solli që në këtë sfidë ata të ishin në vijën e parë të luftës, për të na mbrojtur ne të tjerëve. Jam shumë mirënjohës për jetën dhe kontributin e Bledit, por edhe të atyre dhjetëra mjekëve që, në këtë betejë të paprecedentë të këtij shekulli, lanë jetën e tyre, si shërbëtorët dhe luftëtarët kryesorë të kësaj beteje”,nënvizoi Veliaj.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303