fbpx

Do hapen plazhet/ Rama jep lajmin e madh: Kanë mbetur vetëm dy javë që…

Nëpërmjet një video-komunikimi në live në Facebook, Kryeministri Edi Rama dha lajmin e madh për të gjithë shqiptarët.

Rama bëri me dije se këtë javë do të hapen plazhet, ndërsa sqaroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për këtë hapje dhe për të gjitha masat që duhen marrë.

“Këtë javë do të ngrihet një autoritet i posaçëm dhe do të merret vetëm me plazhet. Askush nuk i ka hapur plazhet, por ne do t’i hapim, shumë shpejt. Këtë javë do të hapen vetëm nëpër hotele. Ne duam që ky sezon të mos jetë i pamundur për sektorin por njëkohësisht të mos na e bëjë të pamundur përballimin e armikut të padukshëm. Prandaj motra e vëllezër të vazhdojmë të ecim së bashku të kurojmë plagën e fundit të ekonomisë. Kjo do të jetë java e fundit me kufizime, por fundjava pa makina do të vazhdojë të jetë aktive edhe për dy javë të tjera. Më pas do të vijojmë me sezonin turistik, për t’u rikthyer në tetor, me një standart për të mbajtur fundjavën pa makina, duke mos lejuar tymin,”- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se duke filluar nga data një qershor do të hapet i gjithë kufiri tokësor mes shqiptarëve dhe vendeve që ka shqiptarë.