“Do i jap dyfishin e rrogës së Kryeministrit, vetëm të…”/ Biznesmeni bën kërkesën e ‘çuditshme’ ndaj Ramës

VETE.jpg

Prona biznesesh në Vlorë kanë dalë sot në protest pasi janë dëmtuar shumë nga masat kufizuese në vend.

Pronar i një biznesi në Vlorë Ervin Sota u shpreh se kryeministri Rama ka qenë klient në lokalin e tij dhe nga e hëna bizneset vlonjate do mbyllen sepse janë dëmtuar shumë.

”Kujtoj një shprehje të kryeministrit në parlament ku tha skeni parë gjë akoma, nga e hëna do e shohi ai se c’do bëjmë ne sepse na ka dëmtuar shumë. Unë e kam klient dhe i frekuenton lokalet e mia dhe dua që ai të jetë atje dhe të viojë policia të bëjë të njëjtat veprime, por mbreti i vetshpallur nuk ngrihet ai vetëm jep urdhra“- u shpreh një nga biznesmenët.

Një tjetër nga përfaqësuesit e bizneseve u shpreh se kanë marrë vendimin në unanimitet të plotë që në rast se askush nuk përgjigjet, ata do mbyllin bizneset sepse nuk po ja dalin dot edhe me gjoba dhe me taksa shumë të larta.

“Vetëm nga ky kryeministër presim të na vijë të na menaxhojë lokalet dhe menaxherët do i kalojmë në kamarierë dhe me lekët që do fitojmë nga kjo manovër do ja japim atij me besimin që nuk na vjedh dhe nuk na falimenton biznesin. Na vjen turp që të gjitha bizneset e Lungomarës të goditen fort dhe sjellja e policisë është ekstreme.

Që të gjithë janë në të njëjtin mendim unanim që do ti mbyllim nëse nuk marrim përgjigjie sepse faturat në biznes janë shtuar. Taksat vetëm rriten, biznesi nuk ia del gjithmonë dhe mezi ia dalim të mbajmë familjet dhe për të arritur këtë lloj turizmi që kemi në Vlorë i cili duhet respektuar maksimalisht.

Unë kam parë vetë një rast flagrant kur polici vjen dhe i drejtohet me arrogancë administratorit duke i thënë pse nuk i nxjerr klientët jashtë, po krijojnë këto trysni për të na vështirësuar punën ndërkohë që ne shohim si ti shërbejmë sa më mirë klientëve.Duhet ta kuptojnë pushtetarët ne gjithë vitin vrasim mendjen si të kënaqim klinetët dhe nuk janë aspak të drejta këto ndaj biznesit tonë”-përfundoi ai.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303