fbpx

“Do i shkojmë deri në fund”. Shehi i prerë: Ja rruga për rrëzimin e Edi Ramës

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se Shqipëria ka shansin e fundit për të përmbyllur Reformën në Drejtësi, po ashtu edhe atë Zgjedhore, ndërsa është ndalur dhe te tryeza e Këshillit Politik, duke theksuar se e vetmja rrugë që opozita kërkon të ndjekë për rrëzimin e Ramës është ajo përmes kësaj tryeze dhe zgjedhjeve.

“Në Shqipëri nuk po ndodh ndonjë gjë që nuk ka ndodhur më herët, por kësaj radhe, dimensionet e ndodhisë janë të tjerë. Prej 7 vitesh qeverisemi nga një lloj regjimi si ky i Edi Ramës, ku ky është prokuror, pastaj gjykatës, pastaj ligjvënës. Tani është kuptuar që ky zotëria pas shtatë viteve nuk ka se çfarë të ofrojë më. E vetmja gjë që ofron është zullumi në kurriz të shqiptarëve. Duhet të bëhemi gati që të përballemi me këtë regjim përmes zgjedhjeve. Besoj se rruga e rindërtimit të Shqipërisë do të jetë më e gjatë dhe më e lodhshme pasi dëmi i shkaktuar është shumë i madh. Më herët jemi mësuar që qeveritë të lenë borxhe dhe korrupsion, kurse tani duhet të përballemi edhe me shkatërrimin e institucioneve, të cilat duhet t’i rindërtojmë. Ne duhet t’i shkojmë deri në fund kësaj historie pasi deri më tani Rama ishte mësuar që ne ikim nga tavolina e negociatave, siç e kemi bërë më herët. Tani nuk duhet të ngrihemi nga andej deri sa të marrim një garanci për zgjedhje të ndershme në Shqipëri.

Rruga për ndryshimin e Shqipërisë kalon përmes Këshillit Politik sepse Rama tani i ka të gjitha, ka Parlamentin, ka pushtetin lokal, ka një pjesë të mirë të medias”, theksoi ai.