“Do japim pagë lufte”, çfarë masash po parlajmëron Edi Rama?!

edi-rama-8-713x450.gif

Kryeministri Edi Rama vijon të premtojë se qeveria do të ndihmojë shqqiptarët në këto ditë të vështira.

Nëpërmjet komunikimit të radhës, Rama u shpreh se do të jepen paga 2-fish për biznesin e vogël, ndërsa tha se familjet në nevojë do të marrin po ashtu 2-fishin e asaj që kanë marrë në kohë të zakonshme.

“Jemi një familje e madhe dhe duhet të veprojmë si të tillë në këtë kohë lufte. Do ketë pagë lufte. Do iu japim pagë lufte atyre personave që kanë biznese të vogla. Shteti do i japë biznesit të vogël dyfish pagë. Ne do të japim për familjet me ndihmë ekonomike 2-fishin e asaj që marrin në kohë të zakonshme.

Kështu vepron një familje, kur disave iu ka rënë halli. Do paguhen dyfish edhe pagesat e papunësisë. Ne veprojmë me mendje dhe zemër si shqiptarë. Sot jemi në një ankth të përditshëm. Ne duhet të bëjmë gjithcka për të humbur sa më pak jetë shqiptare në këtë luftë”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303