fbpx

” Do jesh i/e lumtur kur të mos u tregosh më të tjerëve gjërat e tua”

kristina-flour-185592-unsplash-810x518.jpg

Ime gjyshe më ka thënë gjithnjë se kundër zilisë, shërbente vetëm heshtja. Askush nuk ka nevojë të dijë jetën tënde, sukseset e tua, rrugët që do të ndjekësh, rëniet, dështimet, me pak fjalë, rutinën tënde.

Nuk i detyrohesh shpjegime askujt. Nuk ka nevojë të dilni duke thërritur lumturinë tuaj apo të ankoheni në Facebook. Të jetoni jetën tuaj, është gjëja e duhur për të bërë. Askush nuk është i lumtur dhe i suksesshëm si në Facebook. Nuk duhet të publikosh jetën tënde në një rrjet social për të thënë që je më i/e mirë se të tjerët. Askush nuk është më i/e mirë se tjetri, paratë bëjnë që tjetri të ngjajë se është më i mirë se të tjerët.

Këtë vit duhet të kesh një objektiv: të jesh më i/e heshtur. Kam zakonin e keq t’u rrëfej disa rezultate dhe gjëra interesante të tjerëve.

Edhe pse shumë selektiv, kam zbuluar se zilia nuk ka emër e mbiemër, vjen nga ai/ajo që nuk ta merr mendja. Përveç heshjtes, objektivi tjetër është t’i bësh gjërat të ndodhin pa e vënë re njeri. Siç thashë dhe e përsëris, mos i trego jetën tënde askujt dhe do shohësh sa i/e lumtur do jesh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303