fbpx

“Do jetë shkatërrimtare”. Vasili me tone të ashpra, thirrja e fortë për reformën zgjedhore

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pak më parë lidhur me tryezën e nesërme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Vasili theksoi se opozita është e gatshme për të vazhduar përpara dhe për ta përmbyllur këtë process brenda muajit.

“Ra një heshtje e plotë gjatë pandemisë, një heshtje çuditërisht edhe nga mjaft ndërkombëtarë që tregojnë një entuziazëm të çuditshëm nga disa deklarata që vinë nga PS  ndërkohë që insistimi ynë për ta mbledhur Këshillin, për të ikur nga apatia, nga bllokimi i tij për dy muaj e gjysmë pa asnjë njoftim dhe pa asnjë shkak nuk u tërhoqi vëmendjen ndaj besoj se nganjëherë këto ekzaltimet e ndërkombëtare duken shumë false.

Por mendoj se ka vullnet, ka lëndë të parë në tavolinë, por duhet patjetër që PS, Rilindja, të largohet nga pozicionimi i saj shumë negativ dhe malinj i refuzimit të gjithçkaje, i imponimit dhe nga strategjia që ka marrë përsipër prej kohësh për ta zvarritur dhe për të justifikuar votimin e njëanshëm ashtu siç do. Kjo është një strategji fatale për të, do të jetë shkatërrimtare pasi asnjëri nuk ka ndërmend më të falë votën.

Edhe për çështjen e reformës zgjedhore duhet të jenë të përgjegjshëm që ata kanë qenë shkaktarët e shkatërrimit të votës së lirë që kanë prodhuar këtë situatë më të rëndën që vendi pa pasur ndonjëherë. Duhet të heqin dorë, opozita është e gatshme dhe konstruktive që të vazhdojë përpara për ta mbyllur me 31 maj këtë çështje të rëndësishme”, tha Vasili.