fbpx

Do ketë lehtësim të masave anticovid? Brataj ndan informacionin me shumë rëndësi për qytetarët

800-0-60a7d053e999b.jpg

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj tërheq vëmendjen e qytetarëve për respektim të masave pasi çdo ditë ka persona që infektohen edhe në shifra të reduktuara.Për Bratajn ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me pandeminë. Përgjatë bregdetit dhe zonave të tjera turistike të vendit pritet të hapet shërbimi i urgjencës në 28 qendra shëndetësore ku do të kryhen dhe testime të shpejta për pushuesit që kanë simptomat e Covid. Përfaqësuesi i Komitetit Teknik është i rezervuar në lidhje me diskutimet mes ekspertëve për  lehtësimin e mundshëm të masave anti-covid.Sipas Bratajt duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit  si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale.Brataj shprehet i bindur se këtë periudhë nuk do të kemi valë agresive të koronavirusit që kaluam në muajt nëntor dhe shkurt.Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, situata do të jetë edhe më e qetë, nëse para verës arrijmë shifrën e 1 milion të vaksinuarve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303