fbpx

Do ketë rikthim të vizave? KE jep lajmin e rëndësishëm

KE.jpeg

Komisioni Europian, ka bërë me dije më herët se Shqipëria, si dhe vendet e tjera që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave do të mbahen në monitorim.

“Komisioni do të vazhdojë të monitorojë përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave. Përtej kësaj, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë për ndonjë dokument (të supozuar) të rrjedhur ose për pozicionet e shteteve anëtare gjatë diskutimeve të nivelit teknik në Këshill.

”Diskutimet mbi mundësinë e rikthimit të vizave erdhën pas publikimit të një raporti të Këshillit të Bashkimit Europian, publikuar më 27 shtator ku flitej mbi një shqetësim në rritje të abuzimeve me lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen nga shtetet e Partneritetit të Lindjes dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Zyra për shtyp e Komisionit Europian ka bërë me dije për A2CNN se:

“Pozicioni i Komisionit Evropian është shprehur shumë qartë në raportin që botuam, më 4 gusht. Raporti përfundon se të gjitha vendet vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë përparim në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, raporti nxjerr në pah fushat ku nevojiten përpjekje të mëtejshme nga secili vend.”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303