“Do kish qenë në Formula 1 sot…”. Rama batuta me të moshuarin, ‘lidhja e vjetër’ me stërgjyshin e tij

Kryeministri Edi Rama gjatë një inspektim të bërë në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Ndroq, ku takoi edhe mjekët e rinj të punësuar dhe pacientët. Rama u shoqërua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë vizitës së tij, Rama u përball me një pacient, i cili njihte stërgjyshin e kryeministrit, që sipas tij i kishte dhënë patentën.

Ndërsa Edi Rama iu përgjigj se nëse ai do ishte gjallë do bëhej pjesë e Formula 1.

Pacienti: “Kam dy llafe për të thënë por mbasi të mbarosh punë, llafe të vjetra. Gjyshi yt nga baba më ka dhënë patentën, Vlash Rama.”

Edi Rama: “Ishte shofer.”

Pacienti: “Nuk e di kush ka qenë por…”

Edi Rama: “Do ishte në Formula1 po të ishte sot gjallë.”