fbpx

Do kryente operacionin në kofshë, ndahet nga jeta stilisti i njohur

ndahet.jpg

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare dizajneri dhe sipërmarrësi italian i modës Nino Cerruti.

Ai vdiq në spitalin në Vercelli, Itali, ku u shtrua në spital për një operacion në kofshë, raportoi të shtunën dega e CNN SkyTg24.

“Për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e Lanificio Cerruti dhe gjithë botën e modës italiane, sot është një ditë shumë e trishtuar, për shkak të vdekjes së Signor Nino-s. Ne kemi humbur një njeri me talent, një stilist të jashtëzakonshëm, një njeri para kohës së tij dhe një mentor të mrekullueshëm, të cilit shumë njerëz i detyrohen kaq shumë”, thuhet në deklaratën e kompanisë Lanificio Fratelli Cerruti të postuar në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303