fbpx

Do kthehemi në karantinë? Mjeku Gjata jep përgjigjen: Shpresoj shumë që…

gjata.jpg

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo’, ka deklaruar se me hapjen e vendit dhe rifillimin e aktiviteteve rritja e rasteve pritej, por ajo është më e lartë sesa parashikimet.

 “Pas hapjes, fillimet të aktiviteteve pritej një rritje dhe kjo rritje ndodhi, por është një rritje më e lartë sesa parashikimet. Kjo tregon që nuk janë duke u zbatuar masat, distancimi social, mbajta e maskave etj. Pati një lloj relaksimi të shoqërisë pas hapjes. Unë besoj që kjo është arsye kryesore. Virusi ka qenë gjithmonë këtu nuk ka ikur. Virusi është duke u përhapur dhe kjo është në dorë të qytetarëve. Duhet të zbatojnë rekomandimet që mos ndodhemi në situatë të papëlqyeshme”, u shpreh Arben Gjata.

Gjatë nuk beson në rikthimin e karantinës, pasi sipas tij rritja e rasteve do të ndërgjegjësojë shqiptarët.

“Nuk besoj që do kthemi në karantinë. Unë shpresoj që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Njerëzit, por jo vetëm njerëzit  dhe personeli shëndetësor patën një relaksim. U duk sikur virusi iku. Por duhet të mësohemi me normalitet të ri, jo me normalitetin e dikurshëm”, deklaroi Gjata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303