fbpx

“Do marrim frymë lirisht pas…”. Mjekja nga Komiteti i Vaksinimit zbulon detaje, nga cili shtet e siguroi Shqipëria vaksinën?

mjekjaa.jpg

Mjekja nga Komiteti i Vaksinimit, Gjeorgjina Kuli ka bërë me dije disa detaje nga vaksina anticovid. Ajo ka thënë nëse vaksinimi rezulton me ritme të rregullta, do të kemi mundësi të marrim frymë lirisht pas 6 muajve të parë të vitit 2021.

Virusi është i paparashikueshëm. Ne patëm hipoteza që duke qenë virus respirator që në verë do binte kontaminimi apo do të zhdukej, nuk ndodhi . Për vaksinën ka diçka që nuk është e sqaruar mirë. Ne dimë që të mbron nga format e rënda të sëmundjes, por nuk dimë se deri ku pengohet transmetueshmëria. Personi i vaksinuar mund të mos sëmuret rëndë, por nuk e dimë sa pengon përhapjen dhe nuk mund të themi se kur ndalon procesi i përhapjes. Nëse vaksinimi rezulton me ritme të rregullta do të kemi mundësi të marrim frymë lirisht pas 6 muajve të parë të vitit 2021.

E pyetur se cili shtet siguroi vaksinën për vendin tonë, mjekja Kuli ka ruajtur anonimatin duke u shprehur se për të është e rëndësishme sigurimi i vaksinës dhe siguria e saj.

Nuk kam informacion cili shtet e ka siguruar vaksinën, kjo do të zbulohet me kalimin e kohës. Çdo doze e siguruar nga mënyra të ndryshme mendoj që është në përfitim të procesit të vaksinimit.Përveç këtyre 975 dozave, do të vijnë edhe 2 mijë doza të tjera dhe pastaj me 10 mijë dozat e para të Covax dhe 500 mijë doza deri sa të funksionojnë marrëveshje me të gjitha kompanitë që ofrojnë vaksina. Nuk më intereson nga kanë ardhur, kam siguri në vaksinën që ka ardhur dhe kjo më mjafton dhe njihet sa i takon efikasitetit dhe efekteve anësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303