21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Do marrim hak për ty Kostandinos”

spot_img

Në profilin e rrjetit social të Kostandinos Kaçifas kanë plasur akuzat kundër shqiptarëve, me tone raciste, e madje dhe kërcënuese.

Në profilin e 35-vjeçarit kanë komentuar dhjetëra persona, njerëz të njohur me të por edhe persona që nuk kishin lidhje me të riun i cili u vra këtë të dielë pas të shtënave me armë mes tij dhe forcave speciale të policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Mes komentuesve ka dhe nga ata që thjesht shprehin trishtim dhe urojnë që shpirti i 35-vjeçarit të gjejë paqe, por ka edhe komente nga më racistet për shqiptarët.

Madje, në njërin prej komenteve, një shtetas grek poston foton e një flamuri shqiptar të djegur. Në disa të tjera shkruhet se për 35-vjeçarin do të merret hak.

Kujtojmë se mbrëmë në ambientet pranë ambasadës shqiptare në Athinë u dëgjuan plot thirrje raciste për shqiptarët nga ana e protestuesve që bllokuan për disa orë rrugën. Protestuesit vinin nga radhët e partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë”. Gjuajini me gurë e digjini qentë shqiptarë ishin disa nga thirrjet e protestuesve në Athinë.

Më parë ka pasur dhe një nxehje të “gjakrave” përmes deklaratave që Athina zyrtare dhe Tirana i përcollën përmes Ministrive respektive të Jashtme. Greqia kërkoi sqarimin e plotë të ngjarjes, duke e cilësuar si të papranueshme vrasjen dhe marrjen e një jete nga policia e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme shqiptare reagoi duke e kufizuar deklarimin grek si zhgënjyes dhe që nuk përcjell aspak mesazhe qetësuese, në një klimë e cila u nxeh papritmas

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat