fbpx

“Do më vrisnin vëllanë, dola nga dera e pasme dhe..”, dëshmia e të miturës që shfrytëzohej seksualisht

029dec3ba35fdbd8d8c2e335c03dbff9_L.jpg

17-vjeçarja e cila shfrytëzohej për prostitucion nga çifti Gerald Mali dhe Evisa Mema, ka bërë me dije disa detaje të forta. E mitura ka treguar se çifti e ka kërcënuar me vdekjen e vëllait si dhe shprehet se nuk merrte asnjë lekë nga “puna” që bënte.

Adoleshentja ka treguar edhe shenjat e dhunës në vende të ndryshme të trupit.

“Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy. Unë vetë nuk merrja para nga “puna” që bëja, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçkaje për të ngrënë. Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre. Ata më lejuan të largohem, por pak më vonë shkuan në shtëpinë time dhe më morën vëllanë 5 vjeç, duke më kërcënuar që do ta vrasin nëse nuk shkoja tek ata. Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, ka thënë para hetuesve 17-vjeçarja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303