Akademiku Artan Fuga me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se duhet vendosur gishti kokës dhe duhet kaluar vëmendja te bujku dhe fermeri, duke iu referuar një deklarate të Kryeministrit Rama, i cili u shpreh se në rast të një skenari për ”përmbysjen e botës” në planin ekonomik, ai kishte marrë garanci se do të ndihmohej nga presidenti i Turqisë Erdogan.
Siç shprehet Fuga, shqiptarët edhe në kohët e tyre më të këqija nuk e kanë shtrirë dorën te askush për të kërkuar bukë, dhe kjo as nuk duhet dhe as nuk mund të ndodhë në kohët që flasim.
Postimi i plotë i Fugës:
Cfarë ?
Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të kemi zi buke?
Kështu tha zoti kryeministër?
Do të na mbajë me bukë turku?
Cfarë iluzioni!
Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë!
Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.
Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!
Urgjent!
Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!
Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,
Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!
Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!
Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi ky apo ai.

