fbpx

“Do paraqes kallëzim penal nëse nuk ka ndodhur”. Alibeaj del me paralajmërimin e fortë: Nëse deri në orën 16:00 do rezultojë….

alibeaj-1-1024x562.jpg

Enkelejd Alibeaj ka dalë me një status pak më parë ku bën me dije se u ka kërkuar nga 41 insitucioneve publike që të kthejnë përgjigje lidhur me pyetjet e Komisionit Hetimor, deri pasditen e sotme në orën 16.00. Sipas tij, ky do të jetë afati i fundit, në të kundërt do të bëhet kallëzim penal në organet kompetente.

“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Alibeaj.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303