fbpx

“Do përballeni me ligjin”. Ministri Manja paralajmëron aksion te Kadastra: Mos e bëni gjumin e qetë, zyrtarët të mos…

manja.png

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë pak më parë në një deklaratë për media ku ka paralajmëruar aksionin në zyrat e Kadastrës Durrës.

“Asnjë zyrtar dhe ish zyrtar abuzues me detyrën nuk duhet të ndjehet si sigurt dhe ta bëjnë gjumin e qetë. Dua të falënderoj qytetarët që denoncojnë. Aksioni i djeshëm erdhi pas denoncimit të një qytetari.

Denoncimet nuk duhet ti bëjnë pasia ata nuk zgjidhin hall por menjëherë pasi zyrtarët i shtyjnë në korrupsion. Nuk kemi mbaruar punë as me Kadastrën e Sarandë dhe as në të gjitha zyrat. Ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me fokus të veçantë bregdetin. Dosja që shtrihet në kohë, kam parasysh jo ve3tëm periudhën e qeverisjes tonë, por që në momentet kur kanë filluar abuzimet me pronën. Në këtë hetim përfshihen zyrtarë dhe ish zyrtarë të Kadastrës. pas përfundimit të këtij hetimi rezultatet konkrete do të jenë në duart e SPAK.

Dua të jem i qartë ne emër të qeverisë e them sot çdo abuzues me pronën pavarësisht gradës që mban, çdo nënpunës që ofron një shërbim publik ndaj qytetarëve, do të përgjigjet dhe do të përballet me forcën e ligjit”, tha Manja.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303