15.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Do përdorim armët”, prag lufte në Ukrainë

spot_img

Një luftë e re duket se është shumë pranë të plasë në mes të Evropës. Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

Ka qenë shefi i marinës së Ukrainës i cili sot ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Ai është shprehur se vendi është i përgatitur të mbrohet nga Rusia.

“Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit. Dhe interesat sovrane të Ukrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch. Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë”, ka thënë ndër të tjera shefi i marinës së Ukrainës, Andriy Tarasov.  /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat