“Do publikojmë materiale për demaskimin e qeverisë Rama”

Deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari gjatë një interviste në emisionin “Politika Online” ka paralajmëruar publikimin e materialeve, të cilat do të demaskojnë qeverinë Rama II.

Gjithashtu Brahimllari u shpreh se emri i Gent Cakajt, i zgjedhur nga kryeministri, për Minnistër të punëve të Jashtme koknsiderohet provokim nga opozita.

Kjo sepse posti i Punëve të Jashtme kërkon figurë të lartë politike, që nuk reflektohet nga CV e Cakajt.

Kurse për protestën, që do të zhvillohet në datën 7 janar deputeti ka thënë, që do të jetë më e fuqishme.

/real-news.tv/

Lër një koment