Do rikthehet COVID-19? Tritan Kalo e thotë njëherë e mirë: Rikthimi i rasteve…

tritan-kalo.png

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka qenë sot në një komunikim në mbledhjen ‘online’ të Komitet Teknik të Ekspertëve, ku ka folur për situatën e pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Kalo ka deklaruar se situate aktualisht paraqitet e stabilizuar por qytetarët nuk duhet të abuzojnë me lehtësimin e masave nga qeveria.

“Në opinionin tim si mjek infeksionit dhe pjesë e Komitetit, duhet të evidentojmë 7 elementë. Me hapjen graduale, që ajo që mua më brengos është fakti që hapja mos të konsiderohet si ‘shqyerje’. Qytetarët duhet të respektojnë rregullat në vijimësi. Pra do të jetojmë në një kohë kur do të kemi COVID dhe infeksione të tjera. Ekzistojnë dhe do të shtohen më shumë dhejtra infeksione. Nëse do bindet publiku, kam qartësinë që të kemi situatë optimale dhe do të jemi brenda kapacitetit dhe mos t’i kapërcejmë asnjëherë ato. Kthimi i rasteve do mundet të ndodh vetëm nëse nuk respektohen masat. Nuk do të kemi kthim të valës së madhe të COVID në vjeshte, por do të jetë i përzërë me infeksione të tjera. Në vjeshtë, qarkullojnë dhe 3 viruse të tjera. Pra do të jetë përzierje të infeksioneve. Individët që kanë mundur të respektojnë masat, vetveten, jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë, duke jetuar në një mjedis sipas shfaqesh së COVID-19, shpresoj që mos të ekzagjerojnë këto kapacitet. Për sa kohë nuk kemi një antiviral, një vaksinë, do jetë infeksioni që do të bëjë imunizimin dhe më pas popullata do të bëjë shkëputjen e zinxhirit. Them se jemi në momente oportune që duhen ruajtur.”, tha Kalo.

scroll to top