fbpx

“Do rrëfej gjithçka për vrasjen e Hajdarit”. Befason ish-kreu i SHISH: Berisha duhet të shqetësohet sepse…

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në një prononcim për gazetën ‘SOT’, ka shprehur gatishmërinë për të dëshmuar në gjyqin e Izet Haxhisë.

“Sigurisht që jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë nëse do të më kërkohet të dëshmoj për dosjen “Hajdari” dhe nga kjo pikëpamje patjetër do të shkoj të dëshmoj tek gjyqi i Izet Haxhisë. Ndërkohë unë e kam thënë për gazetën tuaj dhe për media të tjera që ne Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë kohës kur ky institucion drejtohen nga unë, ja kemi dhënë ato që dinim me shkresa policës, prokurorisë të gjitha çka dinin ne në atë kohë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Ja kemi dhënë me shkresa dhe raporte që kanë qenë shumë. Kështu që, unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj dhe t’i vë në dispozicion ato që di dhe janë shkresa pafund. Pse dhe çfarë ka ndodhur asokohe, kështu që nga kjo pikëpamje unë jam i gatshëm që t’i vë në dispozicion në shërbim të institucioneve të drejtësisë. Pra, nuk e kam kompleks të shkoj të dëshmoj në gjyq”, deklaroi ai.

Ish-kreu i SHISH, thumboi në distancë ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili refuzoi të dëshmojë në gjyqin për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

“Po ripërsëris ato që kam thënë për gazetën tuaj, që Sali Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund për çështjen “Hajdari”. Por mendoj se tani ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Berisha ka gisht në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Kështu që fakti që gjykata e rihapi tani dosjen “Haxhia” e ka vënë Berishën në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë frika në palcë tani. Dhe bën mirë që të shqetësohet. Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për favorin e tij dhe e përdori politikisht. Kështu që duke qenë se mes emrave që janë thirrur për dëshmitarë në gjyqin e Izet Haxhisë është edhe Sali Berisha, ky është një lajm i mirë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH.