fbpx

“Do shesë veshkën sepse…”. Gruaja prek me fjalët e saj, ja veprimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Screenshot_2-4.png

Një 53 vjeçare nga Tirana ka prekur me vendimin që ajo ka ndërmarrë. Ajo ka thënë se do të shesë veshkën e saj për të përballuar jetesën.

Samije Gerbeti tha për Klan Tv se nuk mund të paguante dot qiranë e shtëpisë për shkak të mungesës së të ardhurave.

Pasi u njoh me rastin, Ministria e Shëndetësisë u kujdes që t’i mundësonte një vend pune pranë QSUT-së.

Tashmë Samija do të punojë si sanitare në QSUT dhe puna do t’i mundësojë edhe bashkimin me tre fëmijët e saj, që i kishte dërguar në jetimore për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo ka falënderuar Ministren dhe Drejtorinë për mundësinë e dhënë.

“Ju faleminderit juve dhe ministres, kaq shumë lekë sa rroga, nuk i kam parë ndonjëherë”, tha 53-vjeçarja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303