fbpx

Do shkonin me pushime, aksidenti tragjik u merr jetën 2 fëmijëve të mitur

lajm-i-fundit-3-3-70.jpg

Një aksident tragjik u ka marrë jetën 2 të miturve. Teksa prindërit po udhëtonin me dy fëmijët e tyre të mitur në Angli, automjeti u tyre u përplas me bordurën anash rrugës, që rezultoi fatale për dy anëtarët më të vegjël të familjes.

Djali 11 vjeç dhe vajza 9 vjeç humbën jetën pas përplasjes në orën 20:50 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas The Sun, mësohet se ata po udhëtonin për pushime në jug të vendit.

Babai 61-vjeçar, pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton për trajtim bashkë me gruan e tij 48-vjeçare.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303