fbpx

“Do sulmoja Ramën”, Lefter Maliqi tregon përplasjen me Gardën e Republikës

Një përplasje e para dy muajve mes një deputeti të Republikës dhe Gardës së Republikës është zbuluar sot nga vetë deputeti.

Lefter Maliqi ka rrëfyer se Garda kishte marrë një informacion të gabuar se do të krijonte një in.cident me kryeministrin Rama.  “Kam pasur një provokim nga Garda e Republikës para dy muaj, kishin marrë të dhëna që unë mund të krijoja një incident me kryeministrin, por ishte një shoë i tyre, gjë që nuk ishte farë në objektivat e mia. Më thirrën drejtuesit e Gardës, pata edhe bisedë telefonike me komandantin e Gardës, pasi kishin marrë informacione që unë mund të bëja incident me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ka nevoja për incident, incidentin me kryeministrin unë do ta bëj me vota dhe do ta lë PS në minorancë për herë të parë në qarkun e Beratit”, u shpreh Lefter Maliqi në Report tv.