“Do ta fshijmë Izraelin nga harta”

israel-iran-attack.jpg

Një kërcënim shumë serioz dhe i rëndë ka ardhur nga Irani për Izraelin. Komandanti i dytë i Korpusit të Gardës Revolucionare në Iran kërcënoi me tone të ashpra Izraelin se do ta fshijë nga harta nëse fillon një luftë dhe se nuk do të jenë në gjendje të varrosin të vdekurit e tyre.

‘Strategjia jonë është (ta fshijmë) Izraelin nga gjeografia politike në botë dhe Izraeli duket se po i afrohet këtij realiteti’, u tha gazetarëve në Teheran gjenerali Hossein Salami. Salami komentoi sulmet ajrore izraelite në Siri.

Nëse Izraeli ‘bën çdo gjë që çon në një luftë të re’, paralajmëroi gjenerali, ‘me siguri do të jetë lloji i luftës’ që do të rezultojë në eliminimin e tyre dhe territoret e pushtuara do të ringjallen.

Një kundërsulm iranian do të jetë aq i fuqishëm sa ‘izraelitët nuk do të kenë as edhe një varrezë në Palestinë për të varrosur kufomat e tyre’, tha Salami.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303