“Do ta vras”. E pa të puthej me Amos Zaharian, vëllai i aktores deklaratë të fortë

amos.jpg

Aktorja e njohur e teatrit dhe e serialit “Familja Kuqezi”, Alesia Xhemalaj, ka treguar një rast kur vëllai i saj i vogël është bërë xhelóz, pasi ka parë në skenë motrën me kolegun Amos Zaharia.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”, Alesia ka rrëfyer se vëllait të vogël 10 vjeç nuk i pëlqen profesioni që ajo ka, madje kur e ka parë puthjen e të motrës me Amos Zaharian, është shprehur se do ta vrasë.

Rudina Dembacaj: Ti ke një vëlla Merselin dhe ndryshe nga ty ai është akoma dhe më shumë vlonjat, do ti themi tani të gjitha. Çfarë nuk duron nga puna jote Merseli?

Alesia Xhemalaj: Ai është një vlonjat puro më do shumë por është shumë xheloz për mua e ka shumë të vështirë ta kuptojë që motra është aktore . Herën e fundit që erdhi në Tiranë sepse e kishte marrë malli për mua dhe kur erdhi në Tiranë tha ku është ai teatri ta tërheq zvárrë se nuk dua që të punosh më.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303