“Do të bëj pishman që ke lindur”, Dajana Shabani ‘shpërthen’ keq

Moderatorja shqiptare, Dajana Shabani është revoltuar pasi ka gjetur në Tinder (aplikacion për njohje), një vajzë me emrin Frensis që përdor fotot e saj. Me anë të një postimi në Instastory, Dajana ka paralajmëruar vajzën se do e bëjë të pendohet për veprimin që ka bërë.

“Frensis nëse të gjej do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e Fakultetit të Mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje”, shkruan Dajana.

Kujtojmë që moderatorja aktualisht moderon emisionin “Casa de los 3s”, një program krejt ndryshe nga emisioni i mëngjesit.

Ndërsa sa i përket jetës private, Dajana vazhdon lidhjen me boksierin Kamer Maloku.