fbpx

“Do të fshihet”. Ahmetaj më i bindur se kurrë: Në pranverën e vitit 2022 do të…

arben-ahmetaj-770x433.png

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka thënë se në pranverën e vitit 2022, çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë. Ai shprehet i bindur për këtë gjë.

Në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë. Shqipëria do të rilindë me një shkollë, shtëpi dhe lagje të re. Do të ketë rilindur edhe tek ato zemra që do të përfitojnë një shtëpi falas, një shkollë të re për fëmijët”, u shpreh ministri, gjatë prezantimit të programit të “Rindërtimit” të PS-së.

Gjithashtu Ahmetaj kujtoi dhe konferencën e Donatorëve ku u mblodh vlera prej 1.15 miliardë euro për Shqipërinë.

Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel mobilizoi një solidaritet të paparë më parë, në vlerën 1.15 miliardë euro. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo, nëse miqtë ndërkombëtar nuk do kishin besim te qeveria?! Sot ne kemi arritur të tërheqim 100% të granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve. Kemi një përgëzim për shpejtësinë e tërheqjes së këtyre parive. Qeveria turke po vijon rindërtimin në Kurbin, një ndërtim spektakolar, BE po vijon rindërtimin e shkollave. Rindërtimi është një program unik, tërësisht social, me në qendër qytetarin. E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, në 11 bashki, është një kantier pune. Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vjet, përfitojnë 45 mijë familje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303